Derbi mes Dinamos dhe Partizanit ishte kryendeshja e kësaj jave në Kategorinë Superiore. Por sipas Ardian Memës, nuk ishte një sfidë që mund të ketë ndikim në fatin e sezonit te një prej këtyre skuadrave edhe pse është derbi.

Në studion e “Sport News Plus”, ai ka shpjeguar këndvështrimin e tij se derbi i vetëm që ndikonte edicionin për skuadrat në varësi të rezultatit, ishte ai mes Tiranës dhe Partizanit.

“Ndryshimin e bën vetëm Tirana-Partizani, pa ofenduar Dinamon. Ndoshta faza 3-4 mund të ketë protagoniste edhe Dinamon se është rishtas në kampionat e se është ekip i ri. Por mendoj se këtë ndryshim e bën vetëm derbi Tirana-Partizani”, tha ai.

Ndërkohë, duke folur për ndeshjet e tjera, Mema thekso se afronte momenti delikat i sezonit, ku pankinat fillojnë të lëkunden. ”Fillojnë të ndryshojnë trajnerët se është muaji që ndryshohen trajnerët.

E kam provuar edhe vetë se çfarë është muaji tetor dhe e kam eksperiencën timen. Zakonisht në tetor ndodh. Statistikisht, tetori është i keq për trajnerët”, tha ai./panorama-sport.com/