FIFA po mendon të bëjë një ndryshim rrënjësorë në rregullin e pozicionit jashtë lojë që është aq shumë problematik dhe i kontestuar në futbollin e sotëm.

Shumë aksione të rregullta përfundojnë me bilbilin e gjyqtarit ku nuk mungojnë dhe protestat e lojtarëve.

Rregulli i ri parashikon që këmba e pasme e sulmuesi të matet me pjesën e përparme të mbrojtësit duke zhdukur kështu termin “pozicion milimetrik” si dhe duke favorizuar ndjeshëm sulmuesin që ka më shumë mundësi të shkëputet ndaj kundërshtarit.

Ndryshimet pritet të miratohen shumë shpejt dhe risia do të nisë nga kampionati i moshave në Itali për të parë dhe rezultatet e para.