Ndonese ka luajtur me 10 vete ne pjesen e dyte te ndeshjes, statistikat favorizojne ekipin e Vllaznise ne perballjen e javes se kaluar ndaj Skenderbeut, luajtur ne Korçe.

Keshtu rezulton prej tyre dhe eshte bere publike ne emisionin “Analiza Superiore” te moderatorit Sokol Xhihani i cili sëbashku me video-analistin e Kombëtares U19 Fatjon Bardhi kanë skanuar me detaje mënyrën si organizohen skuadrat në faza të ndryshme të ndeshjes, që nga rreshtimi në mbrojtje, dalja në sulm, skemat e goditjeve standard, etj.

Ndonese ne gjysmen e ndeshjes Vllaznia pra ka luajtur me nje futbollist me pak, zoterimi i topit per gjate 90 minutave eshte ne raportin 54 %- 46 % ne favor te Vllaznise.

Goditjet ne porte nderkohe jane 10-9 po ne favor te ekipit shkodran, i cili ka bere 374 pasime te sakta, kundrejt 284 te Skenderbeut.

Lojtaret e Vllaznise kane fituar 143 duele me kundershtarin ndersa ata vendasit kane fituar 106. Vllaznia ka me pak topa te humbur, vetem 104 ndersa Skenderbeu 113.

Edhe ne driblimet e realizuar, kuqeblute kane shifren 24, ndersa korcaret vetem 7. Mjaftojne keto statistika per te kuptuar se Vllaznia duhej te merrte me shume ne ndeshjen e luajtura ne tranferte para pak ditesh ne qytetin juglindor te vendit./SHKODRA-SPORT.COM/