Ne ndeshjen e sotme te kampionatit te 21 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Kukesit, luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ne formacionin e ekipit shkodran kane qene edhe disa futbolliste te ekipit te pare.

Por perpos te rinjve shkodrane, kane rene ne sy edhe braziliani Gustavo dhe mesfushori kosovar Sadrijaj. Te dy ata kane qendruar ne fushe mbi 70 minuta duke dhene ndihmen e tyre ne fitoren e thelle 4-0 te Vllaznia U21.

Braziliani Gustavo i cili vjen pas nje periudhe te gjate pushimi si rrjedhoje e demtimit qe ka patur, kuptohet qe ka nevoje per minuta sepse eshte nje lojtar qe luan mire me topin dhe pasimet i ka shume te sakta. Per rrjedhoje ka qendruar ne fushe deri ne fund te kesaj ndeshje.

Nderkohe Sadrijaj ne pozicionin e tij para mbrojtjes, kuptohet qe ofron siguri, por per te qene pjese e formacionit te ekipit te pare sigurisht qe i duhet shume pune per te zevendesuar Krymin. Ai ka luajtur 75 minuta duke i lene vendin me pas Lekes.

Megjithate e rendesishme eshte qe te dy keta futbolliste duke luajtur me ekipin Vllaznia U21 po kerkojne te kapin formen e tyre me te mire sportive./SHKODRA-SPORT.COM/