Simone Inzaghi ka bërë nisjen më të mirë në karrierë në drejtimin e Interit. Shifrat janë ato që flasin dhe trajneri italian i gëzohet edhe faktit që drejton një ekip më të kompletuar si Lazio.

Ai po e shfrytëzon këtë dhe në 7 javë kampionat ia ka dalë të grumbullojë 17 pikë dhe të renditet në vendi e parë në kampionat.

Te Lazio rezultatin më të mirë në aspektin e pikëve e ka bërë para katër vitesh, kur grumbullonte 16 pikë dhe renditej në vendin e pestë.

Në krye të Interit edhe numri i golave të shënuar në 7 javët e para është më i lartë, 22, kundrejt 19 me Lazion, po në sezonin 2017-2018. /oversport/

https://www.instagram.com/oversport.tv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=5d25e12e-c16c-420d-a8a0-377bff957674