Ka shenuar tre gola ne ndeshjen e sotme ndaj Kukesit dhe bashke me golin e shenuar javen e kaluar ne Fier, e ka çuar numrin e tyre ne kater pas 180 minutash loje. E kemi fjalen per sulmuesin Vllaznia U21 Joald Ivziku.

Nje jave me pare per “Shkodra Sport” ai do deklaronte se objektivi i tij per kete sezon ishte arritja e nje shifre prej 10-15 golash dhe duket se tashme kjo shifer eshte mese e arritshme, por ai vete nuk deshiron te ngutet.

Sulmuesi 20 vjeçar ka dhene nje tjeter interviste mbremjen e sotme per gazeten tone teksa ka shpjeguar edhe per golin e trete te shenuar pas ekzekutimit te nje 11-metershi ne formen “alla Messi”. Per me shume ndiqni intervisten e Ivzikut dhene per “Shkodra Sport”:


– Joald, urime per tregoleshin e sotme…

Shume faleminderit nga ju.

– Heren e kaluar ne interviste keni thene se synoni 10-15 gola, por 4 i bete ne dy ndeshje. Do ndryshoje tashme ky objektiv?

Objektivi nuk ndryshon pasi e thashe dhe heren e kaluar se nuk me pelqen te jap nje numer konkret, por qe te arrij ne 10-15 gola do ishte fantastike pasi akoma ka ndeshje per te luajtur.

– E kishit çuar nder mend qe do te shenonit tre gola sot?

Te them te drejten jo per tre gola, por per te shenuar po. Kjo pasi kte vit kam synim te shenoj ne sa me shume ndeshje.


– A mund te na shpjegoni ate menyre ekzekutimi te 11-metershit? E kishit biseduar me perpara me Hoxhen?

Jo penalltite ishin te caktuara per t’i goditur Hoxha por ai gol me dhuroi nje hat-trick dhe ishte diçka e momentin e menduar nga Hoxha.


– Ti ishe ne pritje te pasimit te topit?

Po me tha do e pasoj topin e ti hajde nga mbrapa dhe sheno.

– E mendon ekipin pretnedent per titull sivjet?

Eshte shum eheret pasi kemi shume ndeshje perpara. Por kemi nje grup fantastik dhe padyshim objektivat tona jane per fitmin e titullit kampion.

– Duket se kemi te bejme nje ekip sulmues, 7 gola ne 2 ndeshje. E vertete kjo?

Vjet kemi vuajtur shume nga kjo gje pasi ne fund filluam te shenonim dhe sivjet e kemi nisur mire dhe shpresoj te vazhdojme keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/