Vllaznia ka zhvilluar paraditen e sotme seancen stervitore te rradhes pas dy ditesh pushimi dhe me pas futbollistet jane lene te lire, por nuk ka ndodhur kjo me stafin teknik.

Ne oren 14.00 ai i eshte drejtuar fushes sportive “Reshit Rusi” per te ndjekur ndeshjen e 21 vjeçareve ne mes Vllaznise dhe Kukesit.

Te pranishem per te pare kete ndeshje kane qene trajneri Thomas Brdariç, ndihmestrajneri Elvis Plori, trajneri i portiereve Ideal Lekiqi, trajneri i pergatitjes atletike Mihail Tzokov e video- analisti Xhoen Tugu

Bashke me ta ka qene edhe drejtori sportiv Matko Djarmati. I pranishem ka qene po ashtu edhe skauti i Vllaznise, ish- futbollisti i njohur i saj Auron Miloti.

Te gjithe ata kane ndjekur me kujdes jo vetem lojtaret e ekipit te pare qe luajten ne kete ndeshje si Gustavo, Sadrijaj, Qarri, Shimaj, Paloka, Hoxha, Muliu etj, por edhe lojtaret e ekipit U21./SHKODRA-SPORT.COM/