Vllaznia U21 e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin. Javën e parë fitoi 3-1 në Fier ndaj Apolonisë ndërsa sot fitoi 4-0 në “Reshit Rusi” ndaj ekipit të Kukësit, duke treguar ambicjet e tij për titullin kampion që tani.

Por për trajnerin Dean Sibson, e rëndësishme është që këta lojtarë të jenë mirë në fushë, të japin më të mirën e tyre dhe duke vepruar kështu, edhe rezultatet nuk do të mungojnë.

Jam shumë i kënaqur që e pasuam fitoren e javës së kaluar me një të dytë sot. Kishte disa aspekte të lojës për të cilat jam shumë i kënaqur si për shembull, ai për me dit kohën kur duhet me presu kundërshtarin dhe me e detyru atë të përdorin topa të gjatë.

Por natyrisht që ka edhe disa aspekte të lojës që duhet t’i rregullojmë dhe ne do ta bëjmë këtë gjë në vazhdim, do t’i përmirësojmë.

Ardhja e disa lojtarëve nga ekipi i parë sigurisht që dha një impakt pozitiv në lojë. Ata kanë treguar seriozitet edhe në stërvitje gjatë këtyre ditëve dhe kjo është shumë gjë e mirë.

Kuptohet që na duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë e të rritemi vazhdimisht dhe padyshim që shohim drejt ndeshjes së rradhës ku do të kërkojmë një fitore tjetër në kampionat”- ka thënë Sibson./SHKODRA-SPORT.COM/

Të plotë intervistën e thënë nga trajneri anglez i Vllaznia U21 mund ta ndiqni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: