Ne ndeshjen e sotme Vllaznia U21- Kukesi U21 e cila perfundoi me rezultatin 4-0 ne favor te kuqebluve, ka patur nje moment shume interesant i cili padyshim qe ka lene mbresa tek te pranishmit, por besoj se do te fitoje edhe vemendjen tuaj kur ta shikoni ne videon e meposhte.

Ka qene minuta e 81-te kur Vllaznia U21 ka fituar te drejten e nje 11-metershi. Ate e ka marre persiper ta ekzekutoje mesfushori Uheid Hoxha, por ne fakt golin e ka shenuar sulmuesin Joald Ivziku.

Dyshja shkodrane ka kopjuar ne ekzekutimin e ketij 11-metershi qe pat aplikuar Messi bashke me shoket e tij te skuadren ne nje ndeshje te kampionatit spanjoll pikerisht ndaj Celta Vigos.

Messi nuk e gjuajti drejt portes por thjesht e leshoi topin paksa perpara dhe ishte nje lojtar tjeter i Barcelones qe e goditi dhe e dergoi ate ne rrjete.

Ndersa sot ishte Hoxha ai qe e preku paksa topin duke e shtyre perpara dhe nga pas erdhi Ivziku qe e goditi duke shenuar, gol ky qe ishte i treti per te ne kete ndeshje. Per ta ndjekur kete gol, shikoni videon e meposhtme te kesaj ndeshje, piketisht ne minuten 4.45 te saj./SHKODRA-SPORT.COM/