Vllaznia pret Dinamon në Shkodër për javën e pestë, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Situata do të vlerësohet ditë pas dite, në një kohë që drejtuesit e klubit shpresojnë se deri më 17 tetor, fusha do të jetë gati.

Siç dihet, prej më shumë se një jave tapeti i është nënshtruar procesit të rimbjelljes së barit, që zakonisht është bërë çdo vit në muajt shtator-tetor.

Shpresat e klubit shkodran janë që deri në fundin e javës së ardhshme bari do të jetë në gjendjen optimale, por stafi i mirëmbajtjes së stadiumit ende nuk ka dhënë garanci.

Kërkohet që fusha të mos shkelet para kohe, pasi procesi i rimbjelljes mund të shkojë dëm. Fotoja e meposhtme i perket dites se sotme dhe tregon se bari i ri ka filluar te mbije dhe deri me tani gjerat po shkojne sipas parashikimeve.

Megjithate duhet pritur edhe pak. Nga e diela ose e hena do te behet korrja e pare e tij dhe deri atehere do te mesohet me shume per gjendjen e tij. Shpresat jane te medha qe kjo ndeshje te luhet te dielen e ardhshme ne stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/