Shqipëria do të luajë nesër sfidën ndaj Hungarisë në transfertë e vlefshme për Kupën e Botës. Ndeshja është e programuar të luhet në orën 20:45 në stadiumin “Puskas Arena”.

Ditën e djeshme kuqezinjtë i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve, ndërsa sot do të nisen drejt Hungarisë për të bërë edhe stërvitjen e fundit.

Trajneri Edy Reja tashma ka vendosur për 11-shen titullare që do të heshë në fushë për këtë takim dhe nuk do të mungojnë surprizat. Manaj dhe Bajrami që pak ditë më parë ishin projektuar si titullarë kanë përfunduar në stol.

Tekniku italian ka vendosur t’i besojë nga minuta e parë Myrto Uzuni dhe Endri Çekicit që kanë shkëlqyer në ndeshjet e fundit që kanë bërë me ekipet e tyre.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Trashi, Bare, Gjasul, Çekiçi, Uzuni, Cikalleshi.