Shqipëria do përballet nesër në 20:45 në “Puskas Arena” me Hungarinë në kuadër të kualifikueseve Katar 2022. Takim shumë i rëndësishëm ky për kuqezinjtë që me një fitore kanë shpresa të mëdha për vendin e dytë. Të besuarit e Rejas do e kenë vendimtar takimin e nesërm.

Por, futbolli shqiptar dhe ai hungarez nuk janë të panjohur për njëri-tjetrin. Në kampionatin hungarez aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares sonë Myrto Uzuni. Edhe në Superligën shqiptare në vite të ndryshme ka pasur lojtarë nga Hungaria.

Më i njohuri që ka ardhur në kampionatin tonë është Krisztian Adorjan që i formuar tek Liverpool në Angli, kaloi sezonin 2017-18 tek Partizani.

Po ashtu të kuqtë kanë pasur në gjitin e tyre në sezonin 2001-02 edhe Zoltan Cipf. Ndërsa Zoltan Kenesei u aktivizua në sezonet 1999-2001 me Tiranen e ndërsa në vitin 2002 kaloi tek Partizani.

Matyas Lazar (1999-2000), Peter Sutori (1999-2000) dhe Laszlo Wukovics (1999-2000) janë lojtarë e tjerë hungarezë që janë aktiviztuar në Superligën tonë. Pra 6 lojtarë hungarezë kanë prekur ndër vite kampionatin shqiptar, por asnjëri pa lënë ndonjë mbresë të veçantë me paraqitjet e tyre.
Endri ÇINARI