Vllaznia merr lajme të mira nga specialistët e fushës. Klubi shkodran vendosi të mbjellë barin e fushës së “Loro Boriçit” duke përfituar edhe nga pauza e Kombëtares dhe specialistët e fushës kanë dhënë garanci që fusha do të jetë gati për javën e 5-të të Abissnet Superiore.

Vllaznia pret Dinamon në shtëpi dhe ndeshja është planifikuar që të luhet më datë 17 shtator. Deri në këtë datë, tapeti i stadiumit do të jetë gati dhe shkodranët me shumë mundësi do ta luajnë në shtëpi e me tifozët këtë ndeshje të rëndësishme.

Pas Kombëtareve, Vllaznia do të luajë fillimisht ndeshjen e kthimit në Kupë ndaj Labërisë, por ky takim do të luhet në stadiumin “Reshit Rusi”, ndërsa ajo me Dinamon do të zhvendoset në “Loro Boriçi”.

Gjerat po shkojne mire deri me tani dhe shanset jane qe te ndodhe keshtu, megjithate çdo gje do te vendoset perfundimisht ne fillim te javes se ardhshme.