Vllaznia do ta luaje ndeshjen e rradhes, ate te Kupes se Shqiperise ndaj Laberise, jo ne stadiumin “Loro Boriçi”, por ne nje impiant tjeter sportiv.

Behet fjale per fushen sportive “Reshit Rusi”. Ka qene vete klubi shkodran qe e ka bere te ditur nje gje te tille permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare.

Ndeshja e kthimit e turit te pare te Kupes se Shqiperise, ajo ndaj ekipit vlonjat Laberia, do te luhet te merkuren e ardhshme ne oren 13.30 ne kete fushe sportive, sepse stadiumi ende nuk eshte gati pas mbjelljes se barit te ri.

Kujtojme qe ndeshja e pare ne mes ketyre dy ekipeve e luajtur ne Narte te Vlores eshte fituar nga vendasit me rezultatin 2-1 dhe kuqebluve u duhet te fitojne se paku 2-0 per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise.

Ja njoftimi i klubit shkodran ne lidhje me ndeshjen e rradhes: