Tërbuni i ka bërë një nisje të mirë sezonit. Me dy barazime dhe dy fitore, renditen të katërtët. Një pozicion që u shkon për shtat dhe nuk duan që ta lëshojnë.

I këtij mendimi është edhe drejtori teknik, i cili për gazetën skanon ecurinë e deritanishme. Viktor Gjoni vlerëson gjendjen e skuadrës, ndërsa thotë:

“Jam shumë i kënaqur me ekipin. Loja po vjen në rritje nga takimi në takim. Trajneri Beqiri po punon shumë që paraqitjet e të tijve të jenë dinjitoze.

Përballë Apolonisë që vjen nga elita, bëmë një paraqitje të shkëlqyer. Arritëm të përballonim eksperiencën dhe nivelin e tyre. Falënderoj të gjithë lojtarët, të cilët vunë shpirtin në fushë.

Klajdi Kuka na nderoi, ai ka ditur të mbrojë mirë portën në të gjitha takimet dhe nuk ka pësuar asnjë gol. Presim një lojtar nga Danimarka, një sulmues i mirëfilltë që për arsye të dokumentacionit nuk ka mundur të vijë deri tani. Me të ekipi do të përforcohet edhe më shumë”./panorama-sport/