Brazili nuk ka rivalë në kualifikueset e Botërorit 2022 në Amerikën Latine, pasi ka marrë një tjetër fitore dhe kryeson grupin me pikë të plota pas nëntë ndeshjesh.

Venezuela e vendit te fundit ishte kundërshtari i radhës që u mposht nga Brazili me rezultatin 1-3. Vendasit shënuan të parët me Ramirez dhe në 45 minutat e dyta “Selecao” e përmbysi.

Fillimisht realizoi Marquinhos, ndërsa Batigol nuk fali me penallti. Në minutat shtesë Brazili shënoi edhe golin e tretë përmes Antony.

Ndryshe nga Brazili, Argjentina ngeci në transfertë ndaj Paraguai. Edhe pse me Messin në fushë, ky duel përfundoi në barazim 0-0. Gjithsesi skuadra e Lionel Scaloni renditet në vendin e dytë dhe kualifikimi në “Katar 2022” nuk do të vihet në diskutim.

Në rrugë të mbarë është edhe Ekuadori, që fitoi 3-0 kundër Bolivisë dhe renditet në vendin e tretë në grup. Uruguai barazoi pa gola me Kolumbinë rivale direkte, kurse Kili mori një tjetër goditje të rëndë nga Peruja, që i mposhti me rezultatin e pastër 2-0. / abcnews/