I ftuar në Star Sport mbrëmjen e kaluar ishte edhe ish-kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika. Tashmë në postin e trajnerit tek Basania u-15, ai foli për kombëtaren e futbollit, por pa harruar edhe Vllazninë.

KOMBETARJA

“Kombëtarja zhvilloi një takim shumë gë mirë kundër Hungarisë. Nuk duhet të ushtrohet shumë presion tek ekipi, pasi ne në Shqipëri kalojmë shpejt në eufori. Nga suksesi të dërgojmë në dështim direkt.

Duhet ecur me këmbë në tokë. Besoj se edhe ndeshjen e rradhës me Poloninë do kemi një rezultat pozitiv, pasi edhe në takimin e parë kundër tyre zhvilluam një lojë të mirë”.

VLLAZNIA

“Tashmë ndeshja e rradhës kundër Dinamos kthehet në një detyrim fitorja. Ekipi më duket në gjendje të mirë, por edhe Dinamo ka treguar futboll cilësor.

Vllaznisë do i sugjeroja vetëm që ta luajë topin disi më shpejt dhe të ketë një ritëm më të lartë. Besoj se sa të arrijë këtë gjë do jetë shumë e fortë. Kundër Dinamos pres suksesin e kuqebluve”.
Endri ÇINARI