Ndeshjet e kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen në datën 13 dhe 14 tetor në orën 13:30.
Ditën e nesërme në grupin A do të luajë Teuta-Luzi në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ku kampionët e Shqipërisë kanë triumfuar takimin e parë me rezultatin 4-1.

Partizani do të sfidojë Tërbunin në kompleksin “Football Republic”, ndeshjen e parë të kuqtë fituan me rezultatin 3-0. Tirana do të luajë ndaj Shkumbinit në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në takimin e parë bardheblutë fituan me rezultatin 3-0. Skënderbeu do të ndeshet ndaj Veleçikut në kompleksin “Tropikal”.

Korçarët triumfuan ndeshjen e parë me rezultatin 3-0. Korabi do të ndeshet ndaj Vorës ku këta të fundit fituan me rezultatin 2-1 ndeshjen e parë.

Në grupin B, Vllaznia do të luajë ndaj Labërisë në fushën sportive “Reshit Rusi”. Shkodranët u mposhtën me rezultatin surprizë 2-1 në transfertë në takimin e parë. Laçi do të sfidojë Butrintin në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes, teksa në ndeshjen e parë ky takim përfundoi 1-1.

Kastrioti luan ndaj Elbasanit në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Krutanët arritën një sukses 2-0 në sfidën e parë ndaj skuadrës verdheblu. Apolonia do të ndeshet ndaj Flamurtarit në stadiumin “Loni Papuçiu”. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-1. Egnatia-Turbina dhe Pogradeci-Besa janë dy takimet e tjera.

Në datën 14 tetor do të luhen sfidat, Bylis-Oriku, Dinamo-Erzeni, Burreli-Besëlidhja, Kukësi-Maliqi dhe Tomori-Lushnja.

JA AXHENDA E PLOTË –

KUPA E SHQIPËRISË

TURI I PARË

NDESHJET E KTHIMIT

GRUPI A

13 tetor

Teuta-Luzi 2008 (4-1) (A1)

(në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”)

Partizani-Tërbuni (3-0) (A2)

(në kompleksin “Football Republic”)

Tirana-Shkumbini (3-0) (A3)

Skënderbeu-Veleçiku (3-0) (A4)

(në kompleksin “Tropikal”)

Korabi-Vora (1-2) (A8)

14 tetor

Bylisi-Oriku (2-1) (A5)

Dinamo-Erzeni (0-1) (A6)

(në stadiumin e Rrogozhinës)

Burreli-Besëlidhja (0-0) (A7)

GRUPI B

13 tetor

Vllaznia-Labëria (1-2) (B1)

(fusha “Reshit Rusi”)

Laçi-Butrinti (1-1) (B2)

(në kompleksin “Internacional”, Pezë)

Kastrioti-Elbasani (2-0) (B4)

(në Fushë-Krujë)

Apolonia-Flamurtari (1-1) (B5)

Egnatia-Turbina (1-1) (B6)

Pogradeci-Besa (0-1) (B8)

14 tetor

Kukësi-Maliqi (0-0) (B3)

(në kompleksin “Football Republic”)

Tomori-Lushnja (3-0) (B7)

* Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 13:30;

SKEMA E TURIT TË DYTË

GRUPI A

A8 – A1 (C1)

A7 – A2 (C2)

A6 – A3 (C3)

A5 – A4 (C4)

GRUPI B

B8 – B1 (T1)

B7 – B2 (T2)

B6 – B3 (T3)

B5 – B4 (T4)

* Ndeshjet e para luhen më 3 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 17 nëntor;