Thjesht, një 16 vjeçar që si shumë femijë të tjerë, i tregon Botës se çfare don me thanë me kenë shkodran. I tregon Botës se çfara don me thanë me trashëgu ADN-në e futbollit ma t’bukur, atij futbollit të rrugicave pafund të atij qyteti që quhet Shkodër.

Qytetit ku humori buron nga gjithçka.

Qytetit të jareve që s’i ka kërkush n’Botë.

Qytetit të kangës popullore ma të pasun n’Botë ku zogjt e lulet ma t’bukura i japin ndjesi e kuptim pranverës.

Qytetit me aromen e madhshtisë, bukurisë dhe pasunisë natyrore, qytetit me Aromen e Shkodrës.

Qytetit të vlerave pafund që edhe sot po triumfojnë kudo n’Botë.

E sa, e sa e sa të tjera si kto që për fatin e mirë nuk mbarojnë kurre.

*Asht ADN-ja jonë, asht aja që ju se keni që edhe pse na vjen keq, Na jena shkodranë e Ju nuk jeni*.

Asht e vërtetë që ADN-në e trashëgume prej t’parve tonë por ndihena krenarë që pa ja lajmë pasardhësve tonë, femijve tonë.

Atyne femijve që Ju për hir të paaftësive dhe shpirtit të zi që keni, i quani tradhtarë dhe me ate ironinë që nuk ju shkon hiç, mundoheni me i anashkalu me ate pyetjen e famshme: – Kush asht ky?

Mundojuni mor driteshkurtër me marr frymë njeherë, se ndoshta padashje ju shkon pak oksigjen në ate trunin tuaj të vyshkun e mund ta kuptoni se mllefi që shfryni kundër femijve tonë asht vleresimi ma i madh që na bani. Mendoni mor mjeranë se Na nuk do t’iu a kishim ba kurre femijve tuaj nje gja të tillë, në asnji rrethanë.

Gjithsesi, ju pëlqen apa jo, femijet tonë janë Ata që përfaqesojnë vlerat ma t’mira shkencore, kulturore dhe sportive të qytetit tonë, atij qyteti që quhet Shkodër dhe që për fatin e mirë Na quhena Shkodranë.

Kurse Ju???

S’di ça me ju thanë, Zoti ju ndihmoftë!