Në analizën e tij për ndeshjen e kombëtares, ish mbrojtësi Andi Lila foli me superlativa për kuqezinjtë, megjithatë e teproi me kritikën e tij ndaj një trajneri si Jose Mourinho.

“Sot ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sot Kumbulla, me atë që bëri ndaj Lewandowskit, tregoi se e Meriton të luajë titullar, ndaj Mourinho ose është me pushime në Romë, ose nuk merr vesh nga futbolli”, tha ndër të tjera ish mbrojtësi kuqezi.

Ne fakt, nder te gjithe futbollistet e kombetares tone qe luajten ne ndeshjen ndaj Polonise, Kumbulla ka shkelqyer me paraqitjen e tij.

Ka qene perfekt ne çdo nderhyrje, ne çdo levizje dhe pavaresisht atij goli te pesuar (natyrisht jo per fajt te tij), kjo ndeshje duhet te jete etaloni i cilesive te shkelqyera qe ka ky djalosh.