Historia e familjes Shestani eshte e veçante. Plot 6 pjestare te saj i kane dhene Klubit Vllaznia mbi 50 tituj kampione individuale. Pa permendur ketu edhe kontributin ne titujt ekipore etj.

Eshte nje histori qe pakkush tjeter mund ta kete. Titujt kampion te kesaj familje ne sportin e notit kane filluar ne vitin e larget 1950 me Anjezen dhe kane perfunduar ne vitet 1992-93 me nipin e tyre, Moisin.

Aty brenda jane edhe Marku, Tefa, Zefi e Rroku. Te gjithe se bashku kane bere ate qe pakkush mund ta beje me arritjen e tyre te jashtezakonshme dhe si rrjedhoje jo me kot, familja “Shestani” eshte vleresuar nga Bashkia Shkoder dhe SK Vllaznia si “sportiste te shekullit” me rastin e 100 vjetorit te ketij klubi.

Po si lindi pasioni i pjestareve te kesaj familje per sportin e notit dhe si u angazhuan me te, te gjithe pjestaret e saj? Kete gje do te na e thoshte ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” njeri prej pjestareve te saj, Marku.

Intervisten e plote me te, mund ta ndiqni ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: