Vllaznia do te luaje sot ne ora 13.30 ne fushen sportive “Reshit Rusi” ndaj Laberise ndeshjen e kthimit te turit te pare te Kupes se Shqiperise.

Nje ndeshje kjo qe ka marre vleresimin e duhur ne kampin shkodran dhe kete e tregon me se miri fakti qe stafi teknik ka nder mend te aktivizoje thuajse te gjithe lojtaret titullare te skuadres.

Madje, mesohet se ne fushe do te jete edhe mbrojtesi Adili qe eshte i skualifikuar per ndeshjen e rradhes te kampionatit per shkak te kartonit te kuq te marre ne Korçe, por sot ai mundet te luaje.

Vllaznia e ka per detyre te permbyse rezultatin 1-2 te ndeshjes se pare te luajtur ne Vlore dhe per kete arsye trajneri Brdariç ka vendosur te hedhe ne fushe te gjithe titullaret.

Skuadra shkodrane eshte fituese ne fuqi e Kupes se Shqiperise dhe kuptohet qe do te synoje te mbroje trofeun, por pikesepari duhet ta beje kete gje duke kaluar sot Laberine ne “Reshit Rusi”./SHKODRA-SPORT.COM/