Vllaznia ne basketboll per meshkuj nuk ia ka dale te shkoje ne finalen e Superkupes Mbarekombetare. Ajo eshte mundur me rezultatin 72-80 nga Prishtina ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Kuqeblute e trajnerit Bulatoviç e kane nisur shume mire ndeshjen dhe kane arritur te udheheqin nga minuta e pare dhe deri ne fundin e pjeses se pare e cila u mbyll ne shifrat 43-39.

Por vetem kaq. Ne perioden e trete eshte Prishtina ajo qe fale nje mbrojtje te mire por edhe gjuajtjeve trepikeshe, e ka kthyer rezultatin ne favorin e saj dhe me pas ka kontrolluar gjithçka duke shkuar drejt fitores se sigurte.

Ndeshja do te mbyllej me avantazhin 80-72 ne favor te Prishtines e cila do te luaje neser ne finale ndaj Golden Eagle Ylli te Suharekes ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” per te synuar fitoren e trofeut te Superkupes Mbarekombetare./SHKODRA-SPORT.COM/