Ndeshja gjysmefinale e Superkupes Mbarekombetare ne basketboll per meshkuj ne mes Vllaznise dhe Prishtines e cila u zhvillua mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ka patur nje interesim te madh tek tifozet shkodrane.

Por nderkohe ne mes tyre, ka qene thuajse edhe i gjithe ekipi i futbollit te Vllaznise. Ne shkallet e pallatit te sportit kane qene edhe drejtori sportiv Matko Djarmati i cili e ka ndjekur ndeshjen perkrah trajnerit Thomas Brdariç dhe ndihmesve te tij Elvis Plori e Ideal Lekiqi.

Por diku me tutje kane qene edhe nje grup i madh futbllistesh duke filluar nga kapiteni Gurishta, e per te vazhduar me Adilin, Krymin, Krujen, Latifin, Jonuzin, Hakajn, Fangajn, Qarrin, Kalajen etj.

Ata kane mbeshtetur Vllaznine e basketbollit e cila po ashtu ka te njejtin president si ata- Alban Xhaferin dhe ne fund sigurisht qe jane merzitur qe ajo nuk ia doli te fitoje./SHKODRA-SPORT.COM/