Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore dhe bashke me te dhe kreun e renditjes. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ne fushen e kompleksit sportiv “Zmijani” ndaj ekipit te Tiranes.

Gjithçka sa i takon rezultatit te kesaj ndeshje eshte vendosur qe ne javen e pare. Ka qene fillimisht sulmuesi Mehdi Çoba qe ka zhbllokuar shifrat e me pas ka ardhur edhe goli i dyte me autor sulmuesin tjeter, Joald Ivziku.

Ne minuten e 32-te nderkohe Çoba do te shenonte edhe golin e trete dhe me te do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten, Vllaznia U21 e uli disi ritmin e lojes duke administruar si duhet avantazhin e pjeses se pare.

Perfundimisht 3-0 per te e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 10 pikeve pas 4 javesh kampionat dhe bashke me Dinamo kryesojne renditjen e kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM