Laçi ka gjetur trajnerin e ri. Skuadra kurbinase ishte pa “timonier” që pas ndeshjes me Egantian disa ditë më parë pasi Vukiçeviç dha dorëheqjen. Rezultatet negative në 5 javët e para bënë që trajneri malazez të jepte dorëheqjen.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i besojnë stolin, Sero Nokas që ditën e djeshme ka kryer stërvitjen e parë me skuadrën.

Noka është një njohje e vjetër për bardhezinjtë pasi sezonin e kaluar ishte zv.trajner në kohën që ekipi drejtohej nga Shpëtim Duro.

Noka në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kukësit, por edhe e Le Havre në Francë si zv.trajner dhe trajner i Akademisë.

Laçi do të luajë ndaj Kastriotit dhe drejtuesit presin kthesën e skuadrës në debutimin e trajnerit Noka./newsport/