Ndeshjet e sotme të Ligës së Kampioneve fillojnë me dy sfida interesante, ky spikat padyshim ajo e Barcelonës e cila do të mundohet të sigurojë pikët e para për të mos e parë veten jashtë garës për kualifikimin e mëtejshëm.

Katalanasit përballen me Dinamo Kiev në ndeshjen e sotme në “Kamp Nou” dhe duke parë situatën në grup, i duhet vetëm një fitore për të pasur përsëri në kontroll fatin e vet. Por trajneri Kuman ka bërë përsëri lëvizje në rreshtimin e ekipit, duke lënë jashtë Ansu Fati, edhe pse ky i fundit ishte në formë të shkëlqyer në kampionat në fundjavë.

Ndërkaq, ndeshja tjetër mes Salcburgut dhe Volfsburgut, do të tregojë nëse austriakët janë me të vërtetë pretendentë për të vërë mrekullinë e radhës në Europë.

FORMACIONET ZYRTARE

GRUPI E
BARCELONA-DINAMO KIEV 18:45

barcelona dinamo kiev

GRUPI G
SALCBURG-VOLFSBURG 18:45