Kombetarja U19 e femrave fitoi dje ndaj Andores me nje gol te minutes se 90-te shenuar nga futbollistja shkodrane Matilda Tanushi. Ajo ka shenuar nga nje goditje denimi prej nje distance te larget dhe fakti qe goli u shenua ne minuten e fundit te ndeshjes duke i dhene fitoren Shqiperise, e ka bere edhe me te madhe festen ne kampin kuqezi.

Si rrjedhoje vete autorja e ketij goli ndjehet shume e lumtur per kete gol dhe fitoren qe i dhuroi kombetares. Tanushi ka dhene nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” duke shpjeguar emocionet qe perjetoi.

Futbollistja e rritur tek Akademia e “Juban Danja” dhe qe kete sezon eshte pjese e ekipit te KF Murlanit, padyshim qe ka objektiva te qarta ehde per te ardhmen e karrieres se saj dhe ato i shpreh edhe ne prononcimin e saj per gazeten:


– Tanushi, shume emocione besoj pas atij goli qe shenuat ne minuten e 90-te duke i dhene fitoren kombetares tone?

Normalisht qe ishte emocion i madh sepse ishte nje gol qe u shenua ne minuten e fundit dhe i dha kombetares tone nje fitore e cila na duhej.


– Shenuat drejteperdrejte nga nje goditje denimi. E kishe llogaritur qe do ta dergonit topin direkt ne porte?

Sigurisht qe cdo gje varej nga une ne ato momente pasi trajneri me besoi mua qe ta goditja porten. Mendova ta dergoj topin direkt aty dhe per rrjedhoje, ndoshta edhe per fatin tim, topi perfundoi ne rrjete.


– Kujt ia dedikuat ate gol sepse ju pame duke vrapuar perreth 50 metra?

Normal qe ky gol i dedikohet familjes time, por gjithashtu dhe vajzave te cilat nuk hoqen dore deri ne minuten e fundit dhe treguam se kush jemi ne.

– Me ke e ndate gezimin e golit?

Sigurisht me te gjithe, por si fillim me trajnerin.


– Shqiperia U19 mori fitoren e pare pas barazimit ne ndeshjen e kaluar. E kenaqur me keto rezultate?

Kishim mundesi me shume, por fitorja ndaj Andores na dha nje kenaqesi te papershkrueshme.


– Me Uellsin keni shpresa per te marre nje rezulat pozitiv?

Jam shum e sigurte qe do marrim nje rezultat pozitiv edhe ndaj Uellsit.

– Ti je e lumtur me menyren si po ecen karriera juaj futbollistike?

Jam e kenaqur me çfare kam arritur deri tani, por kuptohet qe une perpiqem çdo dite per me shume.


– Cilat do te jene objektivat tuaja personale per te ardhmen?

Normal qe synimi i çdo futbollisteje eshte te arrije te luaj me kombtaren A prandaj edhe per mua ky eshte synimi dhe objektivi qe kam./SHKODRA-SPORT.COM/