Vushtrria e Samuel Nikaj vazhdon marshimin e saj drejt objektivit, ngjitjes ne Superligen e Kosoves. Kjo skuader pasditen e sotme ka arritur te marre nje fitore te rendesishme ne transferte ndaj Vitise.

Ne fund te ketij takimi eshte sigluar rezultati 1-0, fale golit te shenuar nga futbollisti Bashkim Shala i cili i jep kesisoj tre pike shume te vlefshme Vushtrrise.

Pas javes se 10-te te kampionatit, Vushtrria vazhdon te mbaje vendin e dyte ne renditje me 18 pike, nje me pak se ekipi “Ramiz Sadiku” qe kryeson me 19 pike.

Skuadra qe drejtohet nga Nikaj po tregohet shume solide ne fushen e lojes dhe kete e tregon me se miri fakti qe ne 10 jave kampionat, ende nuk e njeh shijen e humbjes. Ajo ka arritur te fitoje 4 ndeshje, ndersa ne 6 te tjera ka marre barazime.

Objektivi i saj padyshim qe tashme eshte ngjitja ne Superlige, pavaresisht se ne fillim te sezonit, nuk ka qene ky pretendim./SHKODRA-SPORT.COM/