Pas fitores ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 në stadiumin “Arena Egnatia”, trajneri i Kukësit, Diego Longo në mikrofonat e “SuperSport” ka analizuar triumfin e skuadrës së tij pasditen e sotme:

“E dinim para që Vllaznia është një ekip i mirë që mund të fitojë kampionatin. E dinim që për të fituar duhen raste golash, ne i bëmë dhe i shënuam.

I gjithë ekipi ynë merr pjesë në fazën sulmuese. Lojtar si Taipi merr pjesë shumë sidomos në metrat e fundit. Kjo fitore është padyshim për sakrificën që ato kanë bërë në gjithë stërvitjet e zhvilluara. Kemi pasur balanca edhe në ndeshjet e tjera.

Tani duhet të shënojmë më shumë, i kemi mundësitë tre, katër apo pesë gola kur i kemi, mundësitë duhet të realizojmë. E kishim përgatitur ndeshjen kështu, Basha është fantastik, por unë doja të provoja diçka ndryshe. Mënyra sesi luajmë nuk varet nga qendra e mbrojtjes.”