Vllaznia ka humbur dje ndaj Kukesit duke pesuar disfaten e pare ne kete kampionat, megjithate problem per te duket se vazhdon te jete pesimi i nje numri te madh te golave. Nje gje e tille eshte evidentuar edhe nga specialisti i futbollit Sulejman Starova.

Ai po ashtu në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se në rast se Vllaznia do të shënonte e para ndaj Kukësit, në fund mund të kishte një rezultat tjetër. Në fjalët e tij, Starova tha se Kukësi e meritoi fitoren, por ashtu si Vllaznia kanë probleme në anën difensive.

“Unë pashë një Vllazni që në 20-30 minuat e para ishte më kërkuese. E vendosi në vështirësi Kukësin, gjithçka mund të kishte ndryshuar aty nëse do të kishin shënuar shkodranët.

Problem te Vllaznia është pësimi i 10 golave. Vlllaznia nuk e kishte fatin që të kalonte në avantazh, pasi mund të kishte ndryshuar gjithçka. Kukësi e meritoi fitoren. Këto dy skuadra duhet të kenë kujdes me anën difensive.

Ndreca po luan shumë mirë, Peposhi është lojtar i ri. Pritet shumë nga Latifi te Vllaznia, por edhe nga sulmuesit e tjerë. Latifi duhet të bëjë diferencën, por gjatë lojës ka pauza”, u shpreh Starova./SHKODRA-SPORT.COM/