Ky eshte sezoni i tij i pare qe drejton nje ekip te rriturisht dhe eksperienca qe po fiton padiskutim qe eshte shume e madhe. Ergi Borshi, ish- futbollisti kuqeblu tashme eshte zevendestrajner te Vllaznia U21 dhe po perfiton jo pak edhe nga eksperienca e trajnerit anglez Dean Sibson me te cilin punon.

Eshte vetem 26 vjeç dhe rrugetimi i tij ne pankine sapo ka nisur, megjithate ai eshte i vetedijshem se e pret nje rruge e gjate dhe prandaj po meson shume per te qene sa me lart nga ana profesionale.

Borshi ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ku ka folur per ecurine e ekipit Vllaznia U21 por edhe per gjera te tjera. Per me shume lexoni intervisten e dhene per gazeten tone:


– Borshi, nje fitore shume e rendesishme ajo ndaj Bylisit, kampiones ne fuqi?

Normalisht e kishim vleresuar ndeshjen ne maksimum dhe kishim objektivin e qarte per te marre 3 piket, per te vazhduar ecurine pozitive pavaresisht kundershtarit dhe ja arritem.


– Ju ndihmoi kartoni i kuq i ballshioteve?

Na e lehtesoi punen, por ne po dominonim ndeshjen dhe nuk besoj se mund te kishte ndonje ndryshim edhe sikur kundershtari te mos dilte me te kuq.


– Vllaznia U21 ndoehet ne vend te pare bashke me Dinamon me pike te barabarta. Keto do jene dy skuadrat pretendente per titull sivjet?

Mund te them qe Dinamo na e “vodhi” ne fund 3 pikeshin, pavaresisht rrjedhes qe mori loja, por te jemi realist barazimi ishte rezultati me i drejte i asaj ndeshje. Po perveç Dinamos, edhe Bylis, Tirana e Partizani mund te them qe jane rivalet tane per objektivin titull.


– A ka elemente cilesore per ekipin e pare ky ekip?

Ka shume elemente cilesore qe mund t’i sherbejne ekipit te pare ne te ardhmen.


– Ju personalisht si po e perjetoni kete eksperience te pare si trajner te rriturish?

Sigurisht qe po e shijoj ne maksimum. Kjo per arsye se perpos grupit qe kemi krijuar dhe ecurise pozitive harmonia qe kemi ne ekip eshte ajo qe duhet vleresuar dhe per kete dua t’i falenderoj keto djem ne maksimum.


– Si i keni marredheniet me trajnerin Sibson?

Te shkelqyera. Ai esht nje njeri shume pasionant dhe shume bashkepunues. Po perfitoj nga eksperienca e tij, nje njeri shume fleksibel dhe kjo ma ben punen me te lehte edhe mua.


– Çfare ka te vecante ai si trajner?

Pozitiv, i perkushtuar dhe mundohet te krijoje nje ekip qe arrin suksese nga grupi dhe jo nga individet.