Ditën e djeshme u publikua raporti financiar i klubit të Interit në të cilin flitej dhe për të ardhmen e Kristian Eriksen.

Në raport shkruhej se Eriksen nuk do të lejohet të luajë më në Itali për shkak të problemeve në zemër, ndërsa për këtë rast të veçantë UEFA po planifikon të dëmshpërblejë Interin pasi vlera e kartonit të lojtarit para Kampionatit Europian llogaritej 18 milionë euro.

Eriksen mund të luajë diku tjetër, por në Itali jo sepse ligji nuk i lejon personat me probleme në zemër të zbresin në fushën e lojës. Një rast identik është i mbrojtësit holandez Dalej Blind. Qendërmbrojtësi u diagnostifikua me probleme në zemër, por vazhdoi karrierën në Holandë te Ajaksi pasi shteti nuk e pengon të luajë me problemet aktuale që ka.

Sipas ‘’Daily Mail’’, Eriksen është afër tërheqjes nga futbolli pasi dhe shëndeti nuk ia lejon të sforcohet për momentin, duke sjellë dhe rënie drastike të formës. Fat shumë i keq për mesfushori danez që kishte nisur të përshtatej mjaft mirë me ambientin zikaltër, por ajo çka ndodhi në Europian në sfidën ndaj Finlandës mund t’i kushtëzoje karrierën.