Vllaznia ka mbyllur paraditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje neser pasdite ne oren 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Tiranes.

Stafi teknik kishte zgjedhur qe ta zhvillonte kete ndehsje ne fushen e stadiumin, me te cilen ne fakt eshte vetem kontakti i dyte prej me teper se nje muaji. I pari ishte ne ndeshjen me Dinamon, menjehere pas mbjelljes se barit te ri.

Nga ajo qe eshte pare, te pranishem me perjashtim te brazilianit Kaina qe vazhdon te jete i demtuar, kane qene te gjithe futbollistet, perfshi ketu edhe Bulatoviç qe vazhdon te zhvilloje stervitje individuale.

Ne kampin shkodran verehet entuziasem ne prag te ndeshjes me kryesuesit e kampionatit dhe te gjithe kane besim se mund t’ia dalin ta mundin ate.

Sfida pritet te jete shume e bukur dhe te dhuroje spektakel dhe te njejten gje pritet te bejne edhe tifozet ne shkallet e stadiumit./SHKODRA-SPORT.COM/