Pritej vetëm zyrtarizimi e më në fund erdhi. Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham me të cilët ka firmosur një kontratë deri në 2023, pothuajse 18 muaj me page 16 mln Euro neto në vit.

Trajneri Italian ka qenë gjithmonë opsioni numër 1 për Tottenham që në verë por vetëm tani Fabio Paratici arriti të bindte Conten për t’u ulur në stolin e skuadrës duke qenë se opsioni Man. United nuk u realizua për ish kampionin e Italisë me Interin dhe Juventusin.

Tottenham është tashmë jashtë garës për titull por ka ende shpresa për zonën Champions duke qenë vetëm 5 pikë larg dhe afrimi i Contes për këtë vit është pikërisht ky, renditja mes 4 më të mirave.

Por drejtuesit fillimisht duhet t’i plotësojnë dëshirat për të sjellë përforcime në merkaton e Janarit dhe lista e kerkesave te tij pritet te mos jete e vogel.