Kampionati sapo ka nisur dhe ne fakt kane filluar te verehen edhe problemet e para me arbitrimin. Ne ndeshje te caktura, VAR-i funksionon, ne te tjera jo. Per te mos thene se shpeshhere edhe vendimet e tij apo dhe te arbitrave lene per te deshiruar.

Ish- administratori i KF Vllaznia ka nje porosi per drejtuesit aktuale te klubit teksa eshte shprehur: “Vllaznia duhet te beje shume kujdes me arbitrat.

“Edhe ne ndeshjen e kaluar me Tiranen, pavaresisht lojes jo te mire te skuadres shkodrane, ajo duhet pranuar qe eshte ndeshkuar nga arbitri. Qe ne minuten e 14-te ka patur nje moment kur per nderhyrjen ndaj Latifit duhej dhene karton i kuq per lojtarin e Tiranes dhe 11-metersh per Vllaznine.

VAR-i eshte dashur te nderhyje ne ate momente sepse do te ndryshonte teresisht rrjedha e lojes sepse rezultati ishte 0-0 dhe njekohesisht ka qene vetem minuta e 14-te e ndeshjes.

Sivjet drejtuesit duhet te bejne shume kujdes me arbitrat sepse per mendimin tim edhe kampionatin e vjetshem e humben prej tyre. Ata duhet te percaktojne ato arbitra qe do te jene ne “listen e zeze” ku do t’i keshilloja qe Hamitin padyshim duhet ta vendosin ne ate liste sepse eshte anti-shkodran.

Por njekohesisht edhe Kridens Meten nuk duhet ta pranojne ne ndeshjen ndaj Laçit dhe Kastriotit sepse ne to eshte e sigurte qe ai arbitron kunder Vllaznise”- eshte shprehur Shaba./SHKODRA-SPORT.COM/