Trajneri Gareth Southgate ka publikuar listën e lojtarëve që do të luajnë dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit për Anglinë që ende nuk e ka siguruar zyrtarisht një vend në Botëror.

Ka surpriza në listën e publikuar teksa mungojnë disa yje dhe lojtarë të rëndësishëm si Lingard, Sancho, Trippier dhe Greenwood për të cilët trajneri ka një sqarim teksa ka rikthyer Bellingham dhe Rashford.

“Sancho dhe Lingard kanë luajtur shumë pak në ekipin e tyre. Janë lojtarë me kualitet por ata nuk po luajnë shumë në krahasim me lojtarët e tjerë që kam në rolet e tyre. Njerëzit thonë që bëj ndryshime shumë por nuk e di nëse jam me siguri. Kam folur me lojtarët që nuk janë dhe më kanë kuptuar” u shpreh trajneri i “Tre Luanëve”.

Anglia do të luajë fillimisht ndaj Shqipërisë më 12 Nëntor dhe 3 ditë më pas ndaj San Marinos dhe sigurosht do të luajë për fitore duke qene se Polonia është vetëm 2 pikë më pak.

Më poshtë edhe lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar te Anglia për sfidën me Shqipërinë.

Portierë: Sam Johnstone (West Bromwich Albion), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolverhampton Wanderers), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City)

Mesfushorë: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Jordan Henderson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham United), James Ward-Prowse (Southampton)

Sulmues: Tammy Abraham (Roma), Jack Grealish (Manchester City), Phil Foden (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Manchester City)./Ora News/.