“Abissnet Superiore” zhvillon sot dy ndeshjet e javës së tetë, në orën 13:45.

Laçi-Teuta është sfida që premton spektakël, e cila zhvillohet në stadiumin e kurbinasve. Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren në këtë takim.

Durrsakët duan të përfitojnë nga humbja e Kukësit për të marrë vendin e dytë, ndërsa nga ana tjetër kurbinasit duan fitoren e 3-të radhas.

Sfida tjetër është ajo mes Kastriotit dhe Partizanit. Demat në këtë takim do kërkojnë fitoren e parë të kampionatit, për ti dhënë një “shkelm” rezultateve negative, ndërsa krutanët do kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky takim, sepse aktualisht janë të pozicionuar në vendin e fundit në tabelën e klasifikimit me pikë të barabarta me Partizanit.