Është thënë dhe përsëritur disa herë që sportistët shqiptarë kanë nevojë për mbështetje financiare për të ecur përpara, ose ata që arrijnë te medaljet të mbështeten në mënyrë të veçantë nga institucionet sportive por sot mori një vlerësim të veçantë nga KOKSH me një çerfitikatë dhe një uniformë sportive!.

Alban Beqiri arriti të zhvillonte një kampionat Botëror historik për Shqipërinmë teksa në Beograd të Serbisë ia doli të merrte medaljen e bronztë për peshën deri në 71 kg.

I rikhyer nga ky event, ai sot u prit në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar nga kreu i këtij institucioni, Fidel Ylli dhe bashkë me të ishin edhe kampioni i Ballkanit Denis Nurja me Ariol Zenelin, medalistin e bronzte në Kampionatin Europian të moshave të U18.

Fidel Ylli vlerësoi djemtë për punën e bërë dhe ftoi ne te ardhmen qe me ane te projekteve te përbashkëta me FSHBo, të rritet cilësia sportive.

Sipas njoftimit nga KOKSH, u kërkua nga sportistët te përgatisin një plan te mirëfillte trajnimi për t’i mbështetur financiarisht ne rrugën e gjate te karrierës se tyre ne sport.

Në fund, Fidel Ylli u shpërndau këtyre djemve që sollën medalje për Shqipërinë nga një çertifikatë Vlerësimi për arritjet dhe nga një uniformë!…./Ora News/