Nese Vllaznia ne futboll per femra ka gjithe keto suksese prej gati nje dekade, arsyeja kryesore eshte se ka krijuar nje grup vajzash shume te spikatura te cilat jo vetem jane baza e ketij ekipi por edhe e kombetares shqiptare.

Njera prej tyre eshte edhe lojtarja nga Kaçaniku i Kosoves, Sara Maliqi. Ajo ndodhet prej 7 vitesh ne Shkoder, qytet qe e ka bere per vete dhe thote se nuk ka nder mend te largohet kollaj prej aty.

Mbrojtesja kuqeblu eshte shume e rendesishme ne fushen e lojes, por ne media kurrsesi. Nuk ka deshire te dale asnjehere per te folur, megjithate sot ka bere nje “perjashtim”.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport” ajo rrefen 7 vitet e saj te Vllaznia, arsyen pse vendosi te vazhdonte te luante per kombetaren shqiptare, ndonese mori nje oferte nga ajo kosovare.

Sara ka folur edhe per pasionet e saj te tjera, ka folur gjithashtu edhe per te ardhmen e saj e per shume gjera te tjera. Per me shume, degjoni te plote intervisten e saj per kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: