Jane kthyer diten e djeshme nga Beogradi bashke me suksesin e medaljes se bronzte per boksierin Alban Beqiri dhe trajneri i kombetares shqiptare Zef Gjoni sigurisht qe ndjehet i lumtur per kete arritje historike te ketij sporti.

Kuptohet qe ai prej vitesh ngre zerin per me shume vemendje e mbeshtetje sepse sipas tij edhe boksi mund t’i sillte medalje te rendesishme Shqiperise dhe ne fakt keshtu ndodhi.

Por nga ana tjeter, Gjoni ne nje prononcim te dhene per mediat, ka riperseritur kerkesen e tij per nje boksier shqiptar si Florian Marku qe po ben buje me ndeshjet e tij ne Angli.

“Une i kam kerkuar me dashamiresi Florian Markut meqe ai i ka premtuar kryetarit te Bashkise Erion Veliaj qe do te ndeshet ne Tirane, per te bere nje duel te paster miqesor, pa futur ne mes gjerdanin apo medaljen, qe te kemi nje sfide ne mes tij dhe Alban Beqirit.

Secili boksier te tregoje vlerat e tij ne boksin profesionist. Besoj qe nje ndeshje e tille e deshirojne te gjithe shqiptare. Po presim nje pergjigje nga ana e tij”- eshte shprehur trajneri i kombetares shqiptare Zef Gjoni./SHKODRA-SPOT.COM/