Shqiperia do te luaje sonte ne oren 20.45 ndaj Anglise ne “Uembli” ndeshjen e parafundit eliminatore te Kupes se Botes dhe sigurisht qe shanset jane shume te pakta per te marre nje rezultat pozitiv.

Por nga ana tjeter, trajneri Reja eshte munduar te mbaje gjalle shpresen duke thene se suprizat ne futboll edhe mund te ndodhin dhe si rrjedhoje do te luftojne per ta bere nje surprize te tille.

Edhe ne rradhet e futbollisteve ka besim se do te bejne nje paraqitje te mire. Per t’ua shtuar edhe me shume ate, ka menduar diten e sotme kampioni i njohur i boksit Florian Marku.

Ai ka shkuar ne hotelin ku kombetarja shqiptare eshte e akomoduar dhe ka qendruar e biseduar me futbollistet. Tashme mbetet per t’u pare nese vertete kampioni i boksit u ka dhene force kuqezinjve per sfiden ndaj “luaneve”./SHKODRA-SPORT.COM/