Klubi anglez i Manchester United është duke studiuar me vëmendje situatën e Solskjaer.

Norvegjezi nuk është duke bindur me filozovine e tij të lojës kështu që Manchester United ka hedhur si hipotez francezin Zidane. Tekniku francez preferohet shumë nga drejtuesit e “djajve të kuq” por duket se Zidane ka tjetër dëshirë.

Zidane po pret një telefonatë nga Federata e Futbollit Francez për të marrë drejtimin e kombëtares franceze. Mediat franceze shkruajnë se Deschamps mund të largohet nga Franca para startimit të “Katar 2022”.

Nëse Zidane nuk arrin të kalojë tek Manchester United, alternative e ekipit anglez është Erik ten Hag i Ajax-it.