Ish-mesfushori dhe ndihmësi i Edi Rejas në Kombëtares, Ervin Bulku në një prononcim për SuperSport ka shpjeguar arsyen pse është zgjedhur Seferi para Muçit titullar, ndërsa u shpreh ndër të tjera se puna më e madhe e stafit këto dy ditë është bërë nga ana psikologjike.

‘’Janë zgjedhje që i bën trajneri, udhëtimi i kthimit nga Shpresat por dhe forma e Seferit ka qenë arsyeja që është zgjedhur para Muçit. Mendoj që Seferi bashkë me Uzunin mund të bëjnë mirë. Por dhe Muçi mund të vijë nga stoli në pjesën e dytë. Objektivi jonë është vetëm fitorja, pavarësisht se kush luan.

Motivimi: Duke parë që koha ka qenë e pakët, kemi punuar shumë nga ana psikologjike pasi nuk është e lehtë. Lojtarët kanë enë shumë të përkushtuar, shpresojmë të shënojnë shpejt dhe të kemi lojën nën kontroll për të arritur rezultatin që dëshirojmë”, u shpreh Bulku.