Përfaqësuesja shqiptare e futbollit humb një tjetër lojtar para fillimit të ndeshjes kundër Andorrës, duke kufizuar edhe më shumë listën e alternativave për trajnerin Edi Reja.

Në mënyrë të pa pritur, dhe pa asnjë lajmërim nga FSHF, jashtë listës për sfidën e sotme figuron edhe Bekim Balaj. Sulmuesi ishte në stol në ndeshjen ndaj Anglisë, por sot nuk është as në pankinë ndaj Andorrës.

Nuk dihen arsyet se pse lojtari nuk figuron në rreshtimin e kuqezinjve apo në pankinë për duelin e sotëm, pasi FSHF nuk ka lënë të kuptohet në asnjë moment se Balaj kishte probleme fizike dhe ai është shfaqur rregullisht në stërvitjet e ditëve të kaluara.
Lojtaret e stolit ndaj Andorres

Lojtaret e stolit ndaj Andorres

Mungesa e tij redukton në 8 nga 12 të mundshme alternativat në pankinën e Shqipërisë për këtë ndeshje, me 2 prej tyre që janë portierët Berisha dhe Selmani.