Sot luhen edhe ndeshjet e kthimit të turit të dytë të kupës së Shqipërisë. Takime që do përcaktojnë edhe çerekfinalistet e këtij kompeticione. Përveç ndeshjes Tirana-Dinamo që do luhet nesër, gjithë skuadrat e tjera kanë zbritur në fushën e lojës në orën 13:30.

Dhe kështu janë mbyllur para pak çastesh edhe fraksionet e para të secilit takim ku bien në sy fitorja e thellë e Vllaznisë kundër Pogradecit.

Po ashtu po barazon Kastrioti në pjesën e parë kundër Flamurtarit. Për krutanët ka shënuar Abaz Karakaçi. E ndërsa tek Skënderbeu-Bylis në pjesën e parë ka përfunduar 2-1 ku golin për ballshiotët e ka gjetur shkodrani, Eridon Qardaku.

Laçi ndërkohë është suprizuar në pjesën e parë nga Tomori ku është mundur 0-1. Teuta ka fituar përballë Korabit e Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në 45 minutëshin e parë kundër Besëlidhjes.

Më poshtë keni edhe rezultatet e pjesëve të para në të gjitha ndeshjet.

Teuta – Korabi 1-0

Partizani – Besëlidhja 0-0

Skënderbeu – Bylis 2-1

Laçi – Tomori 0-1

Kukësi – Egnatia 1-0

Vllaznia – Pogradeci 6-0

Kastrioti – Flamurtari 1-1