Gazetari i sportit, Lirim Zalla, thotë se Kombëtarja shqiptare vuan për ndershmëri. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Zalla theksoi se epoka e trajnerit Reja te Shqipëria ka shumë oshilacione.

“Epoka e Rejës ka shumë oshilacione. Nuk i kemi stabël lojtarët. Në një moment të caktuar, portieri bazë, kapiteni, është në stol. Ne jemi i vetmi vend në botë, ku japin intervistë zv/trajnerët për lojtarin.

Jemi i vetmi vend në botë që ndodh kjo. Oshilacionet kanë qenë shumë të mëdha. Kombëtarja jonë vuan për ndershmëri. Nuk është stabël Kombëtarja jonë. Nuk dihet kush është kapiteni apo edhe titullarët.

Raporti i ndershmërisë me profesionalizmin, është më i larti. Reja në konferenca ka qenë nervoz. Nxehet për një gabim të tij, që ia vendosin në dukje.”, u shpreh Zalla.