Lorik Cana ka reaguar ashpër pas deklaratës së komentatorit të njohur kosovar, Andin Lokaj. Pas fitores 2-1 të Kosovës U21 ndaj Shqipërisë U21, Lokaj bëri një koment në rrjetete sociale duke nxitur sërish urrejtje mes shqiptarëve.

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qi edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”, shkruante Lokaj në postimin e tij.

Pas kësaj deklarata që ka bërë bujë të madhe në Kosovë e Shqipëri ka reaguar edhe Lorik Cana. Përmes një postimi në Instragram, Cana ka publikuar foton Lokajt si klloun.

Të shumta kanë qenë edhe komentet nga tifozët në Kosovë që kanë shpallur “non-grada”, komentatorin Lokaj pas këtij postimi./newsport/