Ditën e sotme janë luajtur 7 sfida të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

Nga këto sfida janë plotësuar dhe çiftet e turit të tretë ku në Grupin A, Partizani do të ndeshet me një ndërmjet Tiranës dhe Dinamos, fituesi i të cilës do të mësohet ditën e nesërme.

Një tjetër derbi në turin e tretë, duke e bërë dhe më spektakolare Kupën. Ndërsa Teuta ka peshkuar një ndërmjet Skënderbeut dhe Bylisit, pasi momentalisht të dyja skuadrat po luajnë ende në shtesë për një biletë në turin tjetër.

Ndërsa në Grupin B, shorti ka rezervuar një superpërballje si ajo midis Flamurtarit dhe Vllaznisë. Vlonjatët mposhtën 2-4 në Fushë Krujë, Kastriotin duke u kualifikuar në mënyrë surprizuese, ndërsa Vllaznia mposhti me rezultatin tenistik 6-1 Pogradecin.

Çifti tjetër, do të jetë ai mes Egnatias dhe Laçit, në një sfidë që pritet gjithashtu me mjaft interes.

Turi i Tretë

Grupi A

Partizani- Tirana/Dinamo

Teuta- Skëndërbeu/Bylis (po luhet)

GRUPI B

Flamurtari-Vllaznia

Egnatia-Laçi

*Ndeshjet e para zhvillohen më 26 janar, ndërsa të kthimit më datën 9 shkurt