Ndeshja Vllaznia- Pogradeci qe do te startoje sot ne oren 13.30 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet jo shume e rendesishem sa i takon koefiçentit te veshtiresise ngaqe shkodranet e kane fituar ndeshjen e pare 2-0.

Megjithate Sektori i Arbitrimit e ka vleresuar seriozisht kete ndeshje. “Shkodra Sport” meson se ai ka caktuar nje arbiter qe gjykon edhe ne Superlige siç eshte tiranasi Besnard Kaimi per ta drejtuar ate.

Asistente te tij nderkohe do te jene lezhjani Elvis Gjoka dhe Arnoldo Memlikaj nga Patosi. Arbiter i katert do te jete lezhjani tjeter Edvin Hoxha.

Sakaq, vezhgues i arbitrave do te jete Genc Maloku dhe delegat i Federates Perparim Laçi nga Puka. Kjo ndeshje pritet te jete fair-play ne te gjitha drejtimet dhe padyshim qe ne fund nuk do te kete asnje problem./SHKODRA-SPORT.COM/